Roma po tenton ta transferojë mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën në kryeqytetin italian, raporton Gazeta Enigma.
Corriere dello Sport raporton se këto ditë do të jenë vendimtare për negociatet mes dy klubeve për arritjen e marrëveshjes për Xhakën.
Tiago Pinto dëshiron që bisedimet të përmbyllen sa më shpejt dhe të zyrtarizonin transferimin e parë këtë verë.
Mourinho e pëlqen futbollistin me prejardhje kosovare dhe Roma po kërkon ta përmbyllë marrëveshjen para fillimit të Kampionatit Evropian.
Arsenali ka kërkuar 25 milionë euro për kartonin e zviceranit, por Roma ka ofruar vetëm 13, përcjell Gazeta Enigma.
Megjithatë mediat italiane raportojnë se dy klubet do të arrijnë një kompromis në shifrën e 18 milionë eurove plus bonuset.
Trajneri portugez dy vjet më parë kishte thënë fjalë të mëdha për Xhakën.
“Granit Xhaka është njeriu kryesor i mesfushës së Arsenalit. Pa të skuadra është e humbur. Ai është një lider“ – ishte shprehur “The Special One”.
/Gazeta Enigma/