Policia greke ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar dhe mikun e tij, pasi kanë rrahur një adoleshent, vetëm pse kishte veshur bluzën e skuadrës kundërshtare.
Bëhet me dije se 21-vjeçari dhe miku i tij, pasi kanë pikasur në rrugë një 16-vjeçar me bluzën e PAOK-ut, e kanë rrahur atë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Eçlesias të Selanikut.
Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare. Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur.
Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët.