Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri jashtë një spitali në Atlanta, tha policia.
Policia ka ngritur një operacion-kërkimi pasi sulmuesi është i armatosur dhe përbën rrezik për këdo që i afrohet.
Disa shkolla të Atlantës në zonë do të qëndrojnë të mbyllura për aq kohë sa vrasësi mbetet i lirë, thanë zyrtarët e shkollës.
Policia publikoi imazhet e kamerave të sigurisë të të dyshuarit, i cili kishte veshur një xhup gri me kapuç, pantallona të zeza dhe një maskë kirurgjikale teksa mbante një armë zjarri.
Një viktimë është konstatuar e vdekur në vendngjarje dhe të tjerët janë dërguar në spital.
“Personat që janë në zonën ku ndodhen të shtënat i kërkohet të gjejnë një vend të sigurt për të qëndruar. Kushdo që nuk është në zonë i kërkohet të qëndrojë larg”, shkroi Policia e Atlantës në Twitter.