Foshnja dy muajshe dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit

Foshnja dy muajshe dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit

Policia ka nisur hetim për vdekjen e një foshenjeje dy muajshe në Gjilan.

Nga emergjenca e spitalit është raportuar se foshnja ishte dërguar për trajtim e më pas kishte vdekur.

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Nga emergjenca e spitalit është raportuar se është sjellë për tretman mjekësor foshnja (dy muajsh), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Related Articles