Zelensky në vizitë të papritur në Hagë

Zelensky në vizitë të papritur në Hagë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po qëndron sot në Hagë, ku është raportuar se është paraparë një vizitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit me një aeroplan të qeverisë holandeze që vinte nga Helsinki dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë.

Ligjvënësit holandezë konfirmuan në Twitter se një takim me presidentin ukrainas ishte planifikuar në Hagë të enjten, raporton REL.

l.Mediat holandeze raportuan se ai do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe do të mbajë një fjalim në Hagë.

Raportohet se është planifikuar gjithashtu një vizitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.Gjykata e mbështetur nga OKB-ja ka nisur hetimet për krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe në mars lëshoi një urdhër arrest ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë.

Vizita e presidentit ukrainas, Zelensky, nuk u njoftua paraprakisht dhe shënon vizitën e parë të liderit ukrainas në Holandë.

Related Articles