29 vjeçari shqiptar Endrit Sinaj, ka ndërruar jetë në Spanjë pasi u qëllua me armë zjarri më 23 Prill, por u identifikua nga autoritetet vendase këtë të enjte.
Mediat spanjolle shkruajnë se ai vdiq në dyert e urgjencës së një spitali në Girona.
I riu kishte precedentë kriminalë që lidheshin me trafikimin e marijuanës dhe vjedhjeve të dhunshme në Spanjë dhe Shqipëri.
Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Sinaj kishte vetëm pak ditë që ishte liruar me kusht pasi ishte arrestuar si pjesë e një operacioni kundër trafikut të marijuanës në Marbella.
Shqiptari u la në dyert e urgjencës së spitalit të qytetit të Girona në Spanjë me plagë dhe i gjakosur. Një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Një infermiere dhe një mjek ndihmuan për të nxjerrë nga makina shqiptarin. Më pas makina që e solli u largua shpejt.
Pronari i mjetit që la shqiptarin në derën e spitalit ishte një tjetër shtetas me origjinë shqiptare. Atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona.