Një 38 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme, 29 maj në Vlorë.
Edison Begaj, banues në fshatin Kaninë, Vlorë ka shkuar i plagosur në spitalin e Vlorës.
Burime për Ora News bëjnë me dije se 38-vjeçari është goditur 5 herë me pistolete, 4 nga plumbat e kanë kapur në këmbë.
Personat që e kanë qëlluar, e kanë pritur të kthehej nga banesa. E kanë goditur 5 herë dhe janë larguar pa mundur ta vrasin.
Në lidhje me atentatin blutë e Vlorës konfirmojnë se ka të bëjë me dy motive dhe dy pista hetimi; larje hesapesh si dhe për lëndë narkotike, pazare droge.