Një ditë pas disfatës, Brad Waldow i Pejës poston foto në aeroportin “Adem Jashari”

Një ditë pas disfatës, Brad Waldow i Pejës poston foto në aeroportin “Adem Jashari”

Trepça e mposhti Pejën në ndeshjen e parë finale, me rezultat përfundimtar 94-86.

E vetëm një ditë pas disfatës, basketbollisti i Pejës Brad Waldow ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku gjendet në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinës.

Ky postim i shqetësoi goxha shumë tifozët pejanë, pasi Waldow ishte njëri prej basketbollistëve kryesor që Peja arriti në finale.

Megjithatë, Klani ka mësuar se Waldow ka shkuar atje vetëm për ta përshendetur familjen e tij, pasi për disa ditë ishin prezent në Kosovë.

Brad Waldow do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës në betejën e dytë finale ndaj Trepçës që zhvillohet të dielën nga ora 17:00.

Related Articles