Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se e ka larguar nga puna një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas SHKK-së, ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Gazeta Insajderi merr vesh nga burime të saja se bëhet fjalë për Shefqet Gashin.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendren Korrektuese të Dubravës. I njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
Gazeta Insajderi kishte raportuar më herët për suspendimin e tij nga puna.