Këta janë dy vëllezërit që dyshohen për vrasjen e 65-vjeçarit në Dumnicë të Podujevës

Këta janë dy vëllezërit që dyshohen për vrasjen e 65-vjeçarit në Dumnicë të Podujevës

Një incident me të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e 26 marsit në fshatin Dumnicë e Epërme e Podujevës, la të vdekur 65-vjeçarin Sali Salihu. Për motive ende të panjohura, dikush kishte shtënë me armë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë fatale. Të dyshuarit ishin të paidentifikuar deri më dje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuar për vrasjen e të moshuarit janë vëllezërit Besnik [35] dhe Ilaz [23] Salihu.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht është identifikuar Ilazi, i cili është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas dhënies së dëshmisë së tij në organet e hetuesisë, është arritur që të identifikohet edhe i dyshuari tjetër, i cili do të jetë pikërisht vëllai i IlazitBesniku.

Besniku është arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në fshatin Dumnicë e Epërme dhe i njëjti u shoqërua në Stacion të Policisë ku u përball me akuzën që rëndon mbi të.

Me urdhër të prokurorit, dy vëllezërit Salihu janë ndaluar për 48 orë dhe ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën kompetente.

Kujtojmë se i ndjeri Sali Salihu, u qëllua me plumb në kokë dhe fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve që mori nga arma e zjarrit. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles