Masakra në shkollën e Beogradit: Flamujt në gjysmështizë edhe në institucionet kosovare që udhëhiqen nga serbët

Masakra në shkollën e Beogradit: Flamujt në gjysmështizë edhe në institucionet kosovare që udhëhiqen nga serbët

Në nderim të viktimave nga sulmi masiv në një shkollë në Beograd, Lista Serbe ka njoftuar se do të anulohen të gjitha ngjarjet me karakter argëtues të organizuara nga organet dhe institucionet e veetëqeverisjes lokale në komunitetet serbe në Kosovë.

Sipas KO, Lista Serbe po ashtu ka thënë se flamujt në institucionet kosovare të udhëhequra nga serbët do të ulen në gjysmështizë.

Është bërë e ditur po ashtu se ora e parë në shkollat fillore dhe të mesme do të nisë me një minutë heshtje. Ndërkohë, dihet se këto vendime janë marrë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Serbisë e cila ka shpallur tre ditë zie për shkak të sulmit në shkollë, ku humbën jetën tetë nxënës dhe roja i shkollës.

Lista Serbe po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në emrin e saj dhe të popullit serb në Kosovë, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Related Articles