Bie në pranga autori i sulmit masiv në Serbi, po e kërkonin mbi 600 policë

Bie në pranga autori i sulmit masiv në Serbi, po e kërkonin mbi 600 policë

I dyshuari për sulmin masiv në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe 13 të plagosur, ka rënë në prangat e Policisë.

Siç raporton Nova.rs, 21-vjeçari Urosh B. po kërkohej në terren nga mbi 600 pjesëtarë të forcave speciale të Policisë së Serbisë, teksa gjatë natës janë dëgjuar helikopterë duke fluturuar mbi zonë.

Sipas disa mediave lokale, sulmuesi filloi të qëllonte mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.

Këto janë të shtënat e dyta masive që ndodhën në Serbi këtë javë.

Të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.

Sulmi bëri që Qeveria e Serbisë të propozojë kufizime më të ashpra për posedimin e armëve.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartit në Evropë.

Related Articles