Sokoli paralajmëron se Malisheva do të dalë me një komunikatë pas humbjes nga Dukagjini

Sokoli paralajmëron se Malisheva do të dalë me një komunikatë pas humbjes nga Dukagjini

Malisheva pësoi disfatë 1-0 ndaj Dukagjini në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se skuadra e tij nuk reagoi ashtu siç kishte shpresuar.

“Luajtëm mirë taktikisht. Nuk shfrytëzuam disa raste. Ky është epilogu”, ka thënë fillimisht ai pas ndeshjes për ‘ArtSport’.

Tutje ai tha se klubi do të dalë me një komunikatë pas kësaj humbje.

“Drilon Hazrollaj luajti pak sepse nuk është i përgatitur për më shumë minuta për shkak se është i lënduar. Sigurisht ne jemi në zonën e rrezikut dhe kemi edhe tri ndeshje”.

“Të shohim se si do të jetë në fund. Jemi të pakënaqur me rrjedhën e takimit dhe klubi besoj se do të dalë me komunikatë”.

“Ka hapësira për përmirësim”, ka deklaruar në fund trajneri.

Kujtojmë që pas xhiros së 33-të Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me 37 pikë, dy më pak se zona e rrezikshme.

Related Articles