Një foshnjë është braktisur në plazhin e Golemit nga një nënë 22-vjeçare, e cila është shpallur në kërkim.
E reja me iniciale D. S. thuhet se të shtunën e ka braktisur foshnjën, e cila tani gjendet në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjën e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia./TCh