Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me 700 euro gjobë, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin, pasi nuk e kishte deklaruar pasurin e Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Megjithatë, këtë vit ministrja Hajdari e ka deklaruar pasurin e saj.
Hajdari ka deklaruar një banesë 60 metra katrorë në vlerë 56 mijë e 100 euro në pronësi të përbashkët. Si pasuri të luajtshme ministrja ka deklaruar një veturë të tipit Ford në verë 3 mijë e 100 euro në pronësi të saj.
Ministrja Hajdari ka deklaruar se ka 100 për qind të aksioneve në Ndërmarrje individuale N.SH ‘R&V Consulting’.