Të paktën 22 persona kanë vdekur pasi një varkë turistike e mbushur plot u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë, shkruan BBC news, transmeton Gazeta Enigma.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar që nga dita e hënë dhe anija është tërhequr nga ujërat me baltë.
Mbipopullimi shkaktoi përmbysjen e varkës dykatëshe, tha për ‘Reuters’, Abdul Nazar, mbikëqyrësi i policisë së rrethit Malappuram.
Varka thuhet se mbante rreth 50 persona, ose dyfishi i kapacitetit të saj, kur u përmbys mbrëmjen e së dielës, ku, shumë pasagjerë u bllokuan nën varkë dhe errësira pengoi përpjekjet e shpëtimit, sipas mediave lokale.
Viktimat janë gra dhe fëmijë që ndodheshin në pushime shkollore.
Të paktën katër persona që u dërguan në spital janë në gjendje kritike, tha ministri i sportit dhe peshkimit i Kerala-s, V Abdurahiman.
Shumë nga pasagjerët nuk kishin të veshur jelek shpëtimi në momentin e incidentit, thanë të mbijetuarit për mediat lokale.
Numri i saktë i pasagjerëve të zhdukur nuk është ende i qartë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.