Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën e ka kujtuar njërin prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Haradinaj, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën, njofton Klan Kosova.
“Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.