Dogji banesën e ish gruas në Vlorë, dorëzohet në polici ish dhëndri nga Kosova: Nuk i dhunova unë

Dogji banesën e ish gruas në Vlorë, dorëzohet në polici ish dhëndri nga Kosova: Nuk i dhunova unë

Shtetasi nga Kosova, Haki Bajrami është dorëzuar në policinë e Vlorës.

Bajrami dhunoi ish-vjehrrën, djalin 14-vjeçar të ish partneres dhe më pas i vuri flakën shtëpisë së tyre në fshatin Llakatund disa ditë më parë.

Ai ka deklaruar në polici se është i pafajshëm dhe se e gjithë ngjarja është stisur nga ish-vjehrra.

Ngjarjen e mësova kur isha në kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk i kam dhunuar dhe nuk i kam vënë zjarrin shtëpisë, atë e ka kryer ish-vjehrra. Unë shkova për të kërkuar gruan, ndërsa ish vjehrrës dhe djalit të gruas u ra të fikët. Në atë moment u largova dhe nuk kam kryer asgjë për të cilën akuzohem”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka thënë se as personat e ndaluar deri më tani nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Related Articles