Mushkolaj për deklaratën e Abdixhikut: Po tingëllon si njëfar analisti

Mushkolaj për deklaratën e Abdixhikut: Po tingëllon si njëfar analisti

Gjersa theksoi se reagimi i Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ishte ditë më vonë pas takimit në mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Abdixhiku po tingëllon si një “analist” në deklaratat e tij.

I ftuar në “Debat Plus” të  RTV Dukagjini, Mushkolaj ka deklaruar se Abdixhiku nuk ka harruar qasjen analitike të tij gjersa theksoi se edhe qeveria Hoti ishte pjesë e procesit të dialogut me Serbinë.

“Çuditërisht, Abdixhiku reagon pas sdi sa kohësh…reagon pas një jave ndërkohë që janë harxhu…Abdixhiku po na ting֝llon si njëfar analisti, po duket se ende nuk ka harru atë qasjenan alitike në studio televizive. Cili është opsioni i LDK-së në këtë rast? Cila është përgjegjësia e LDK-së në këtë proces?”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai theksoi se tashmë, kryetari Abdixhiku po konstaton diçka e cila dihet botërisht.

Related Articles