Gruas në Prizren ia vjedhin çantën me 7 mijë franga dhe stoli ari të 9 mijë eurove në të

Gruas në Prizren ia vjedhin çantën me 7 mijë franga dhe stoli ari të 9 mijë eurove në të

Rastet e vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të vjedhjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në tregun ‘Qylhan’ në Prizren, ku një grua ka harruar çantën e saj derisa po kryente blerjet e saj.

Sinjali mëson se 58-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi nuk ka arritur që ta gjejë çantën e saj në të cilën kishte sasi të konsiderueshme parash dhe gjërave tjera me vlerë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rreth 7 mijë franga para të gatshme, stoli ari në vlerë të 9 mijë eurove, telefon e parfume të shtrenjta.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Related Articles