Gruaja nga Ferizaj s’e lë rehat ish-burrin dhe gruan e tij, i kërcënon vazhdimisht me jetë

Gruaja nga Ferizaj s’e lë rehat ish-burrin dhe gruan e tij, i kërcënon vazhdimisht me jetë

Problemet mes çifteve shpesh herë nuk marrin fund me ndarje. Personat e pakënaqur me vendimin për t’i ndarë rrugët, në shumë raste u shkaktojnë telashe partnerëve të tyre, duke i kërcënuar e shantazhuar në forma të ndryshme.

Me një situatë të tillë është përballur tash e një kohë një person në fshatin Budrikë të Vitisë, i cili ka denoncuar në Polici ish-bashkëshorten e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 47-vjeçari dhe e dyshuara i kanë dhënë fund martesës së tyre 12 vjeçare disa vite më parë.

Por bazuar në dëshminë e viktimës, e dyshuara që nga atëherë në mënyrë sistematike i kërcënon atë dhe gruan e tij të tanishme, duke u thënë se do t’i vrasë. Po ashtu e njëjta dyshohet se dërgon mesazhe me gjuhë ofenduese në telefonat e tyre.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ajo do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles