Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur rreth qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Gjini tha se Kurti ka mbjellur therra për të tjerët.
“Janë të poshtër e të padijshëm pati thënë ai. Dhe ne partitë opozitare e patëm korrur në shkurt të vitit 2021. Por, ka mbetur edhe një arë e madhe që do të duhet ta korrë ai, se vet e ka mbjell”, tha Gjini në Rubikon në Klan Kosova.