Mbrëmë është raportuar se është djegur një veturë në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se një shtetas i Shqipërisë ka njoftuar se është djegur vetura në bodrumin e shtëpisë së tij.
Tutje, thuhet se nuk dihen shkaqet e djegies së veturës.
“Prishtinë 11.05.2023 – 03:20. Ankuesi shtetas i Shqipërisë ka njoftuar se në podrumin e një banese është djegur vetura e tij. Shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin nuk dihen. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.