Saranda Bogujevci bëhet nënë, kështu ia la emrin djalit

Saranda Bogujevci bëhet nënë, kështu ia la emrin djalit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është bërë nënë për herë të parë. Deputetja e VV-së, solli në jetë një fëmijë të gjinisë mashkullore të cilin e ka pagëzuar me emrin, Julian.

Lajmin e ka bërë të ditur, kolegia e saj, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Forca e jetës ❤️

E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të kolegës, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci

Saranda dhe parneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë.

Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!

Related Articles