Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e djeshme në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal, kur i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, transmeton Arbresh.info
Viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, por rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë.
I dyshuari është arrestuar nga Policia, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja.
Njësiti i hetuesisë ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë parash të gatshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Suharekë / 18.11.2026 – 12:11. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Njësiti hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./
