Plagosja në Klinë, pamje nga momenti kur nis sherri për parking

Plagosja në Klinë, pamje nga momenti kur nis sherri për parking

Sot është raportuar për një përleshje me armë zjarri e mjete të ftohta në Klinë, ku dy persona kanë përfunduar në spital.

Deri më tani dyshohet se shkak i sherrit ishte një parking, por akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje nga Policia, teksa Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të lënduarve.

“Në orën 19:20, Policia është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF-së në Klinë. Gjatë përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe thika. Të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës” ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në anën tjetër, drejtori mjekësor i Spitalit të Pejës, Besnik Ibraj, ka thënë për Indeksonline se rreth orës 20:00 kanë pranuar dy të lënduarit për tretman mjekësor.

“Njëri ka qenë i therrur me thikë. Ka pasur pesë plagë në trup nga mjetet shpuese, respektivisht nga thika. Tjetri ka qenë i lënduar me tri plagë në kokë, nga mjetet e forta goditëse, topitëse. Gjendja e tyre është e mirë” ka thënë Ibraj.

Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti ku ka nisur sherri i cili përfundoi me lëndime më vonë.

Related Articles