Një person nga Gjakova ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar kombi-busin e tij me udhëtar, disa persona të panjohur nga një veturë tjetër kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se e njëjta veturë që kishte shtënë drejt kombi-busit, pas disa minutave është gjtur duke u djegur në hyrje të fshatit Vraniç.
Ndryshe, nuk raportohet për të lënduar dhe as të arrestuar.
“Gjakovë 30.05.2021-19:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar kombi-busin e tij me udhëtar , person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Dyshohet se e njëjta veturë pas disa minutave është gjetur duke u djegur në hyrje të fshatit Vraniç ku njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe as të arrestuar”, thuhet në njoftim.