Arrestohet gjakovari pasi i bëri për spital prindërit e tij

Arrestohet gjakovari pasi i bëri për spital prindërit e tij

Arrestohet një person nga Gjakova pasi i njëjti ka rrahur prindërit e tij, ku këta të fundit kanë pranuar edhe tretman mjekësor, raporton Gazeta Enigma.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 30.05.2021-18:10.  Është arrestuar  dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve të tij viktimat mashkull dhe femër kosovar -e. Viktimat kanë  pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles