E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, është bërë gjyshe.
Këtë lajm ajo e ka ndarë në llogarinë e saj në Facebook.
“Një engjëll i ri erdhi nga qielli për të shtuar dashurinë dhe lumturinë tonë”.
“Sot, unë ndjehem më e lumtur se kurrë, vajza ime Alisa është bërë nënë. Augustini nga sot do të jetë pjesë e kujtimeve dhe gëzimeve tona të bukura”.
“Augustin i dashur, ardhja jote në këtë botë është më shumë se gëzim. Për ne emocionet janë të papërshkrueshme, uroj që me ty do të lumturohemi pafund”.
Kujtojmë se Vasfije Krasniqi-Goodman ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo për shkaqe personale, ajo ka vendosur që ta dorëzojë mandatin.