Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me këshilltarin special, në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet.
Siç bëjnë të ditur mediat serbe, mes tyre, temë diskutimi ishte Kosova, bashkëpunimi dypalësh Serbi-ShBA si dhe situata në rajon, përcjell klankosova.
”Vuçiq dhe Chollet, deklaruan se marrëdhëniet serbo-amerikane po zhvillohen në një drejtim të mirë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, siç dëshmohet nga rritja e shkëmbimeve tregtare, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Serbisë”, specifikon Tanjug.
Tutje citohet se presidenti serb, i ka theksuar diplomatit amerikan se sot është vendosur fluturimi i Air Serbia ndërmjet Beogradit dhe Çikagos, ku sipas tij, do forcojë edhe më shumë lidhjet serbo-amerikane.