Janë arrestuar dy qytetarë në Vushtrri pasi dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në rrugën “Qamëria”, tregoi Policia.
Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.