Aksident në Mazgit të Obiliqit, katër të lënduar

Aksident në Mazgit të Obiliqit, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Magzit të Obiliqit, ku katër persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Boroci për Gazetën Enigma.

“Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”.

Ai ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​

Related Articles