Cholleti kërkon nga senatorët që t’u thonë Kurtit dhe Vuçiqit se marrëveshja duhet zbatuar

Cholleti kërkon nga senatorët që t’u thonë Kurtit dhe Vuçiqit se marrëveshja duhet zbatuar

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar nga anëtarët e Senatit Amerikan që t’i thonë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh duhet zbatuar.

Kështu ka thënë ai gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, njofton.

“Gjatë një telefonate të zhvilluar u kam thënë Kurtit edhe Vuçiqit që duhet të lëvizin përpara me zbatimin e marrëveshjes. BE-ja ka luajtur një rol kyç në këtë proces. Ata duhet ta dëgjojnë këtë edhe nga anëtarët e senatit dhe jo vetëm nga ne”.

Related Articles