Një 42-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi është kapur bashkë me partneren e tij italiane me 1 kg kokainë, 10 mijë euro cash dhe 1 pistoletë.
Gjatë kontrollit fizik në banesën e çiftit, policia gjetur dhe sekuestroi 1 kg kokainë të ndarë në dy pjesë, dhe një peshore.
Brenda një çante u gjet një pistoletë gjysmë automatike Glock Zev e pa regjistruar dhe 2 karikatorë të mbushur përkatësisht me 17 fishekë. Ndërsa 10840 euro cash u gjetën të fshehura në trupin e shqiptarit.
Mediat italiane shkruajnë se më datë 15 maj u mbajt seanca gjyqësore, ku u vendos masa ‘arrest me burg’ për çiftin