“Asociacioni është dhimbje e madhe, por s’po kem kah me ja mbajt”

“Asociacioni është dhimbje e madhe, por s’po kem kah me ja mbajt”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova nuk guxon t’i prishë marrëdhëniet me aleatët e saj për shkak të Asociacionit.

Haradinaj në RTV21 tha se “për ne Asociacioni është dhimbje e madhe”.

“Kosova në momentin që delë nga orbita e aleatëve të vet, e Amerikës së pari dhe evropianëve ju e dini çfarë rrugë merrë. Ne nuk guxojmë sot me rreziku në asnjë mënyrë përkatësinë tonë me kë jemi. Asociacioni me pasë mujtë në atë kohë mos me ndodhë ish kanë ma mirë”, u shpreh ai duke theksuar se anëtarësimi në NATO na mbulon të gjitha humbjet e tjera në proces.

Haradinaj, s ka thënë se pozita e Kosovës në raport me dialogun është përkeqësuar pas fillimit të udhëheqjes nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Sipas tij, ky përkeqësim ka ardhur si rezultat i menaxhimit të tyre dhe si rezultat i zhvillimeve globale pasi ka ndodhur lufta në Ukrainë.

“Këta nuk kanë qenë në gjendje me kuptu implikimin që e shkakton kjo luftë edhe në proceset rajonale. Në shumicën e kohës Kosova është vetëkënaqur me dëshirën me asocu Serbinë dhe Vuçiqin me Putin dhe Rusinë, por mund të mos jetë kjo detyra jonë, mund mos të jetë ky misioni ynë, ne do të ishim shumë ma ndihmesë për aleatët tanë, sikurse se dëshmojshim çfarë demokracie e mirë jemi, sa mirë dimë me i trajtu pakicat që jetojnë me ne…, sa mirë e trajtojmë kishën, vlerat, kulturën e proceset tjera…”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles