Në kohën kur në sallën e ndërtesës së Komunës së Veriut po betohej kryetari i ri i zgjedhur i kësaj komune, Erden Atiq, brenda objektit të komunës po qëndronte një zonjë serbe.
Ajo ishte Suzana Trajkoviq, gruaja e Sllagjan Trajkoviqit, ish-policit të arrestuar për krime lufte në Kosovë.
Ajo është dëbuar nga objekti nga forcat e sigurisë.
E njëjta ka thënë se dëshiron t’ia bëjë një pyetje, me gjasë kryetarit të ri Atiq.
Por, ajo u udhëzua të qëndronte jashtë hapësirave të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ndërkohë, policia ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë në seancën e betimit të kryetarit Atiq.