Problemet nuk ndalen te Toulouse. Pas polemikave rreth Zakaria Aboukhlal, për shkak të ofendimeve ndaj një deputeti të qytetit, javët e fundit ka pasur një klimë shqetësimi në rritje në resort, për shkak të veseve të Rasmus Nicolaisen…
Si pasojë e basteve të vazhdueshme të mbrojtësit danez, shpërtheu një lloj ultimatumi në grup. Sipas ‘L’Équipe’, për të vazhduar me varësinë e tij, si dhe për të shlyer borxhet që grumbullonte, Nicolaisen u kishte marrë borxh të paktën gjashtë kolegë dhe anëtarë të ekipit teknik, një total që arrinte në 100 mijë euro.
Klima e konfliktit në resort filloi të rritet, kur Gabriel Suazo refuzoi të ndihmonte kolegun e tij, përpara se Brecht Dejaegere dhe Branco Van den Boomen të vendosnin të lajmëronin presidentin e klubit për situatën. Sipas të njëjtit raport, ka pasur edhe lojtarë, që i kanë thënë Damien Comollit se do të refuzojnë të luajnë, nëse situata nuk zgjidhet.
Menjëherë pas atij kërcënimi, trajneri Philippe Montanier e la jashtë lojtarin kundër Lyonit (duke pretenduar në atë kohë, se ai ishte për shkak të problemeve fizike), përpara se Comolli të merrte vendimin për t’i paguar paraprakisht rrogën danezit, në mënyrë që ai të kthente paratë te kolegët, duke përfshirë 50.000 euro borxh ndaj Ado Onaiwu.
Me sa duket, situata tashmë do të zgjidhet dhe lojtari 26-vjeçar madje është rikthyer në skuadër, ai ka luajtur në tre nga katër ndeshjet e fundit. Duhet theksuar se problemet me bastet nuk janë diçka e re për lojtarin danez, i cili gjatë kohës në Portsmouth ishte gjobitur nga FA për 53 baste në total.