Licencohen nëntë klube për garat evropiane, tri klube nuk e kalojnë procesin e licencimit (Lista) 

Licencohen nëntë klube për garat evropiane, tri klube nuk e kalojnë procesin e licencimit (Lista) 

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së.

Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar.

Klubet e licencuara janë:

FC Ballkani

FC Drita

SC Gjilani

KF Dukagjini

FC Llapi

FC Malisheva

FC Trepça ‘89

KFF Mitrovica

KFF EP Hajvalia

Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:

FC Prishtina

FC Ferizaj

KF Drenica

/Gazeta Enigma/

Related Articles