Edvin Kuc krenar që si kapiten i Ballkanit e fitoi titullin e dytë të kampionit në Kosovë

Edvin Kuc krenar që si kapiten i Ballkanit e fitoi titullin e dytë të kampionit në Kosovë

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc, ka thënë se ndihet krenar me shokët e skuadrës për suksesin e arritur të shtunën në Suharekë.

Ballkani fitoi titullin e dytë rresht në elitën e futbollit kosovar.

“Sigurisht është vit shumë i suksesshëm për ne. Para një viti fituam titullin e parë, luajtëm mirë në Evropë, kemi fituar Superkupën dhe tash mbrojtëm titullin”.

“Është një meritë e krejt klubit, nga presidenti Arsim Kabashi, trajnerët, stafi, komplet lojtarët. Një vit shumë i mundimshëm, vetëm ne e dimë sakrificën që e kemi bërë. Jam krenar me shokët e skuadër sepse kemi treguar karakter përgjatë sezonit”.

“Tash na duhet një pushim shumë i mirë dhe të shkojmë sërish në kualifikime, të provojmë të bëjmë tjera suksese”, ka deklaruar Edvin Kuc.

Related Articles