Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë për mungesën e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës.
Ajo ndër të tjerash ka kritikuar Qeverinë edhe për mungesën e investimeve kapitale, duke e quajtur qeveri pa vizion.
Postimi i plotë:
Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.
Sillen si administratorë të dobët të taksave tona.
Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.
Pa investime kapitale.
Pa vizion.