Policia jep detaje për plagosjen në Sibovc të Podujevës

Policia jep detaje për plagosjen në Sibovc të Podujevës

Sot rreth orës 11:30, dy persona janë plagosur si pasojë e shkrepjes së armës në fshatin Sibovc të Podujevës.

Si rezultat, tre persona janë shoqëruar për në stacion policor deri më tani.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion policor, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri”.

Related Articles