Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane me akuzën e shpërndarjes së drogës.
Bëhet me dije se një efektiv policie, teksa ndodhej në një supermarket në zonën e Montit, vuri re shqiptarin, i cili në parkingun e supermarketit, kishte një qëndrim të çuditshëm pranë makinës së tij.
Ai u takua me një person tjetër, i cili menjëherë pas përfundimit të takimit hipi në një automjet dhe u largua.
Pas kontrollit të makinës, policia gjeti 19 doza kokainë dhe 100 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Gjithashtu në shtëpinë e shqiptarit, nën mbushjen e divanit, ushtarakët kanë gjetur mbi 3000 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Shqiptari u arrestua dhe është në pritje të masës së sigurisë.