Shpallet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj të FSK-së

Shpallet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024 në këto qendra universitare:

  1. Qendra për Studime Universitare e FSK-së

-Universiteti Amerikan në Kosovë;

  1. Republika e Turqisë

-Akademia Ushtarake Tokësore

-Akademia Ushtarake Mjekësore

Bëhet e ditur se konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 01.06.2023 deri më 15.06.2023 dhe se të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

“Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular”.

“Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net”.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: [email protected].

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike!

konkursi, fsk

Related Articles