Është dorëzuar në polici Habib Rexha, i cili dyshohet se e ka vrarë Arjan Gosën, në sy të babait.
Rexha ishte arratisur nga vendi i krimit, shkruan Abcnews.al. I dyshuari është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë.
Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllain e Arjan Gosës, dhe pas debatit me fjalë ata vranë njëri-tjetrin.
Edmond Gosa e qëlloi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri.
Asnjëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte.
Sherri mes tyre nisi për motive banale, ndërsa kjo ngjarje la pas tre të vdekur në vetëm dy muaj, shkruan Abcnews.al
Menjëherë pas ngjarjes tragjike, organet e rendit ofruan një shpërblim prej 10 mijë eurosh për kapjen e tij, por pas negociatave me familjarët Habib Rexha është vetëdorëzuar.