Ministri boshnjak i Sigurisë: Kosovën e ftojmë të marrë pjesë me fusnotë në Konferencën e Migrimit

Ministri boshnjak i Sigurisë: Kosovën e ftojmë të marrë pjesë me fusnotë në Konferencën e Migrimit

Ministri i Sigurisë i Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq, ka treguar se do ta ftojnë Kosovën për të marrë pjesë në Konferencën e Migrimit që do të zë vend në Sarajevë.

Ai ka vazhduar të thotë se Kosovën në këtë ngjarje që mbahet në fillim të qershorit do ta ftojnë të marrë pjesë me fusnotë.

“Do ta ftojmë në përputhje më mënyrën se si ata zakonisht marrin pjesë nëpër konferenca ndërkombëtare, ose nëse e përkthejmë këtë në gjuhën tonë, me një yll”, ka thënë Neshiq raporton Kosovo-online.

Neshiq ka treguar se ministria që drejton shumë shpejt do ta ketë listën përfundimtare të vendeve të ftuara. Në këtë konferencë përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim nga vendet e rajonit do të diskutojmë rreth kësaj dukurisë me përfaqësues kompetentë.

Më tej Neshiq ka thënë se shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe çështja e ratifikimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftim, e cila u nënshkrua vitin e kaluar në Berlin.

Related Articles