Moctar Diakhaby, qendërmbrojtësi i Valencias, refuzoi të ishte pjesë e fotografisë së përbashkët pranë pankartës “Racistët, jashtë futbollit” të fushatës së Këshillit Superior Sportiv, La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit, pas pasojave botërore të fyerjeve raciste ndaj Vinicius Junior.
Duhet theksuar se një lojtar i lindur në Francë dhe me origjinë nga Guineja denoncoi, dy vite më parë, se ishte shënjestër e ofendimeve raciste gjatë një ndeshjeje, ku do të quhej “negro de m…”, por rasti, për shkak të mungesës së provave, ka përfunduar.
Kujtojmë se Diakhaby ka reaguar për ‘rastin Vinicius’, duke treguar mbështetje për reprezentuesin brazilian.
“Unë mbështes Vinicius kundër fyerjeve raciste që ai mori nga disa tifozë. Dhe unë pres që klubi im të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të sanksionuar fuqishëm këdo që ka kryer këto akte. Të mos thuash asgjë është të jesh bashkëpunëtor”, theksoi ai.