Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar përsëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në një intervistë për Top Story të Top Channel, Grenell ka thënë Kurti kurrë nuk ka pranuar idetë e amerikanëve dhe ka qenë çdo herë kundër.
“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtim. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”, tha Grenell.