Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emisionin “Rublikon” në Klan Kosova, duke iu referuar vlerësimeve të bëra nga OJQ-të serbe, ka thëvë se vetëm 8 për qind e qytetarëve të komunitetit serb e mbështesin Listën Serbe.
“Sipas vlerësimit që e kanë bërë OJQ-të serbe, pranueshmëria, apo mbështetja për Listën Serbe, muajin e kaluar në katër komunat në veri, ka dalë 8 për qind. Besueshmëria tek qytetarët e komunitetit serb”, është shprehur ajo.
Kusari-Lila tha se të gjithë qytetarët që janë betuar kanë paralajmëruar hapjen e konkurseve për vende të reja të punës, përcjell Klankosova.tv.
“Të gjithë kryetarët që janë betuar, tre sot dhe një më herët, kanë bërë ftesë dhe kanë paralajmëruar hapjen e konkurseve për vende të reja të punës, në të cilët kanë inkurajuar qytetarët e komunitetit serb të aplikojnë e natyrisht edhe angazhimin e tyre edhe në pozicione të tjera, e kjo duhet mbetet fokus e përkushtim i neve të gjithëve”, u shpreh tutje ajo.