Policia asiston kryetarët e rinj të hyjnë në objektet komunale në veri

Policia asiston kryetarët e rinj të hyjnë në objektet komunale në veri

Sot gjatë ditës janë mbledhur protestues pranë objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat e komunave.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse, njofton Klan Kosova.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend”.

“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.

Related Articles