Ka nisur Konferenca e katërt Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Frejtat e Fëmijëve, ku u tha se nevojitet më shumë angazhim në mënyrë që të krijohet një e ardhme më e mirë për fëmijët.
Sipas një njoftimi të Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, në këtë konferencë po marrin pjesë, Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë, Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Rrezearta Zhinipotoku Behluli nga “GIZ: Basic Education Sector in Kosovo”.
Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës në fjalimin e tij tha se e konsideron të rëndësishme këtë konferencë dhe potencoi nevojën për t’iu kushtuar akoma më shumë vëmendje secilës kategori të fëmijëve.
Ndërsa Dafina Gexha-Bunjaku, zëvedësministre e Shëndetësisë tha se se dita e fëmijëve duhet të jetë secila ditë për shkak të rëndësisë që kanë ata në zhvillimin e shoqërisë.
Në këtë konferenë foli edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Daulina Osmani. Ajo tha se “Është shumë e rëndësishme që të gjithë të bëjmë përpjekje që të krijojmë një të ardhme të sigurt për secilin sepse e ardhmja e fëmijëve është në duar të të rriturve e na takon neve të punojmë për zhvillimin e tyre maksimal”.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin reth 100 pjesëmarrës fizik dhe rreth 100 pjesëmarrës virtual./